Në fillim të këtij viti u lajmërua që seriali do të kthehet prapë në ekranet tona, mirëpo më vonë u tha që do të vonohet deri në verën e vitit 2021.
Sezona e re e ketij seriali përcjell një grup të adoleshentëve të privilegjuar në Manhattan që eksplorojnë se si mediat sociale kanë ndryshuar botën dhe janë duke intervenuar në vitet pas ngjarjes së “Gossip Girl” origjinal.
Seriali i ri do të përmbajë më shumë content ‘queer’ dhe do të jetë më e errët se sa origjinali.
“Gossip Girl” i ri do të transmetohet nga HBO ndërsa narracioni do të jetë nga Kristen Bell.
Pjesë e serialit do të jenë Tavi Gevingson dhe Thomas Doherty./Insajderi.com
Burimi: Dazed