Një vajzë e re ka prerë dorën e saj për të përfituar nga sigurimet shëndetësore

Një vajzë e re ka prerë dorën e saj për të përfituar nga sigurimet shëndetësore

Një vajzë e re e ka prerë dorën e majtë për të marrë një million funta nga sigurimet shëndetësore.

Julija Adlesic dhe i dashuri i saj thanë se dora e prerë deri në nyje ishte një aksident që kishte ndodhur përderisa po prenin degët.

Mirëpo në gjyqin e mbajtur në Ljubljanë, u kuptua ajo kishte prerë dorën me një sharrë në mënyrë që të përfitonte financiarisht nga aksidenti.

Një hulmutim i bërë tregoi që Adelsic ka kontaktuar pesë kompani të sigurimit para aksidentit përderisa i dashuri i saj kishte kërkuar në internet për duar artificiale disa ditë para se të ndodhë aksidenti.

Ajo është dënuar me 2 vite burg, ndërsa i dashuri i saj me 3.

Julija vazhdoi të thotë që është e pafajshme dhe se “askush nuk do të mbetet pa dorë. Vetëm unë e di se si ka ndodhur tamam aksidenti”.

Adlesic u dënua për tentim të mashtrimit, ndërsa babai i të dashurit të saj u dënua me një vit burg për pjesëmarrje në mashtrim./Insajderi.com

Burimi: Mirror