Paris Hilton ndan të reja lidhur me gjendjen e Britney Spears pasi ka kaluar kohë me të

Paris Hilton ndan të reja lidhur me gjendjen e Britney Spears pasi ka kaluar kohë me të

Paris dhe Britney janë shoqe që nga fillimet e vitit 2000, para se Britney të përjetonte krizën e saj mentale.

Shumë gjëra kanë ndryshuar që nga ajo kohë. Në një intervistë me Andy Cohen, Paris ka treguar që ato ende takohen.

“Po unë e pashë atë këtë verë. Ne kemi ngrënë darka bashkë, ishim bashkë në Malibu. Unë e dua shumë ata”, tha Paris, duke treguar që kishin qenë bashkë me një grup të vogël miqsh.

“Ajo është aq e ëmbël dhe e pafajshme sikur një vajzë e vogël. Ne flasim për gjëra të ëmbla. Muzikë, modë, e gjëra të tjera argëtuese. Mua nuk më pëlqen të përmend gjëra negative dhe t’i bëj njerëzit të ndihen keq, prandaj nuk kam folur me të për gjërat që po i ndodhin”.

Megjithatë ajo ka thënë se: “Nëse je i rritur duhet të jesh i aftë të jetosh pa u kontrolluar. Unë vetë kam qenë e kontrolluar dhe e kuptoj këtë ndjenjë. Pasi ka punuar shumë gjatë gjithë jetës së saj, ajo është një ikonë dhe nuk mund të kontrollojë jetën e saj. Kjo nuk është e drejtë”./Insajderi.com

Burimi: E!