Rob Kardashian nuk është duke mbështetur vajzën e tij me Blac Chyna

Rob Kardashian nuk është duke mbështetur vajzën e tij me Blac Chyna

Blac Chyna ka thënë që nuk është duke marrë ndonjë mbështetje për fëmijën e saj, vajzën e saj të quajtur Dream.

Modelja i shokoi të gjithë gjatë një paraqitje SiriusXM’s HipHop Nation  kur tregoi që ajo kujdeset si nënë e vetme për fëmijët e saj, pa asnjë ndihmë financiare nga babai i fëmijës, shkruan Insajderi.

“Pika ime më e fortë? Mendoj vetëm fakti që kujdesem për fëmijët e mi si një nënë e vetmr, është pika ime më e fortë”, tha Chyna.

Blac Chyna poashtu në mënyrë indirekte akuzoi reperin Tyga, i cili poashtu nuk është duke e mbështetur financiarisht fëmijën që ka me të, djalin King Cairo.

“Unë nuk marr mbështje financiare për asnjërin prej fëmijëve të mi”, kishte thënë Chyna./Insajderi.com