Kanye West xhiron veten duke urinuar në çmimin e tij Grammy

Kanye West xhiron veten duke urinuar në çmimin e tij Grammy

Kanye West ka shpërndarë një video të tij duke urinuar në një çmim Grammy ndërsa deklaroi: “të gjithë muzikantët do të jenë të lirë”, njofton Insajderi.

Kjo vjen ndërsa reperi krahasoi industrinë e muzikës me anijet e skllevërve dhe njoftoi se nuk do të lansonte muzikë të re sipas kontratës së tij aktuale.

Pas postimeve të tij kontraverse, platforma Twitter, dëboi artistin për 12 orë.

West është i fundit ndër artistë të shquar që kërkon që atij t’i lejohen të drejtat e këngëve të tij origjinale.

Shumica e artistëve nënshkruajnë të drejtat e tyre për një këngë origjinale në një shtëpi diskografike ose për një periudhë të caktuar kohe ose për kohëzgjatjen e të drejtës së kopjimit. Kompanitë e regjistrimit mund të licencojnë përdorimin e muzikës në shërbimet e transmetimit, në filma, reklama ose produkte të tjera. /Insajderi.com

Burimi: TMZ, Express