Të jesh artist anonim i rrugëve, pa dyshim që ka benefite të shumta, mirëpo edhe disavantazhe.
Të drejtat autoriale të artistit të famshëm janë rrezikuar, pasi ai ka humbur një betejë legale me një kompani të kartolina, të cilët kanë përdorur veprat e tij artistike të tij në produktet e tyre.
Kompania e cila quhet Full Colour Black ka pranuar që ka përdorur një fotografi të muralit “Floëer Throëer” në Jerusalem, mirëpo ka thënë që nuk kanë mundur të identifikojnë si pronar të këtyre veprave, për shkak se identiteti i tij ka mbetur i fshehur.
Sipas The Guardian, paneli i European Union Intellectual Property Office (EUIPO) mori vendimin që : “Banksy ka zgjedhur të mbëtet anonim dhe të pikturojë graffiti në pronat e njerëzve tjerë pa lejet e tyre, në vend se të bëj këto grafite në pëlhura apo në pronat e tij”./Insajderi.com