A do të jetë Ramiz Lladrovci pjesë e projektit të Don Xhonit?

A do të jetë Ramiz Lladrovci pjesë e projektit të Don Xhonit?

Reperi nga Drenica, Don Xhon, ka paralajmëruar një befasi të veçantë për fansat e tij, e cila lidhet më kryetarin e komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, shkruan Insajderi.

 Këtë e ka bërë të ditur vetë reperi përmes një fotografie të publikuar në Instagram,  ku është shfaqur nën shoqërinë e Ladrovcit, mirëpo nuk ka zbuluar se a është fjala për ndonjë këngë të re apo ndonjë projekt tjetër.

“Një super surprizë, n’Drenicë, së shpejti me kryetarin dhe mikun tim Ramiz Lladrovci”, shkroi Don Xhon në mbishkrimin e fotografisë.

Reperi drenicas, po vazhdon të shijojë suksesin e projektit të tij muzikor më të fundit “Unë foli i fundit”, i cili u publikua pak ditë më parë./Insajderi.com