Teksa njëvjetori i albumit të saj të dytë po afrohet, Dua Lipa ka reflektuar se çfarë ka ndodhur që atëherë.
Në një intrevistë për “Entertainment Weekly”, ajo është shprehur se pezullimi i aktiviteteve përgjatë gjithë vitit si pasojë e pandemisë, ka bërë atë të shikojë më me vëmendje të gjitha komentet dhe vlerësimet që ka marrë, njofton Insajderi.
“Sepse isha në shtëpi dhe nuk po bëja turne muzikore, ose punë aktive, pata mundësinë të shikoja të gjitha përgjigjet dhe çfarë në të vërtetë mendonin njerëzit për albumin tim”, tha ajo.
“Nuk e kam menduar se kjo do të mund të ndodhte – se do të promovoja albumin e ri ulur në kolltuk në dhomën time të ndejës”, vazhdon ajo.
Ndërsa nëse adhuruesit po presin album të ri këtë vit, këngëtarja tha, “Nuk do të ketë album për 2021-tën, po ndërkohë po mendoj. Kështu që do të shohim”. /Insajderi.com