A do të rishikohet votimi për çmimin e parë? Drejtori i Festivalit tregon vendimin përfundimtar

A do të rishikohet votimi për çmimin e parë? Drejtori i Festivalit tregon vendimin përfundimtar

Drejtori i përgjithshëm i festivalit ka përmbyllur të gjitha diskutimet që të çojnë në një rishikim të votimit të jurisë për fituesen e Festivalit të Këngës.

Pas polemikave të shumta me shpalljen e Arilena Arës fituese, në një kohë që pritshmëri të mëdha kishte edhe për Elvana Gjatën, shumë fansa të kësaj të fundit nisën të bënin një peticion për të ndryshuar çmimin e parë.

Por drejtori i Pergjithshem i Festivalit, Thoma Gëllçi ka thënë për “Panoramën” se vendimi i jurisë është i pavarur dhe i padiskutueshëm.

“Siç është  në traditën e RTSH-së, së shpejti do të zhvillohet analiza e festivalit që do të jetë e hapur për shtypin dhe publikun.

Debatet janë të natyrshme ndërsa vendimi i jurisë është i pavarur dhe padiskutueshëm”, është shprehur ai.

Si rrallëherë këtë vit votimi i jurisë u kritikua edhe nga moderatorja e festivalit, Alketa Vejsiu, e cila u duk sikur i kërkoi një falje publike Elvana Gjatës për 2 pikëshin e anëtares së jurisë, Mikaela Minga, që e penalizoi këngëtaren në finale.