A do të shtohet një anëtar i ri në familjen e Lumi B?

Lumi B flet rreth projekteve që po pregatit dhe planet lidhur me familjen

A do të shtohet një anëtar i ri në familjen e Lumi B?

Një ndër reperët më të suksesshëm të skenës tonë, Lumi B ka qenë i ftuar së fundi në një intervistë për emisionin e shoubizit “Mirage”.

Reperi ka treguar detaje rreth projekteve të tij që do t’i publikojë së shpejti, po ashtu tha se po bën edhe një duet me Dafina Zeqirin dhe një tjetër me Skerdin.

Ai tha së bashkëpunimet me Dafinën, e tejkalojnë nivelin e bashkëpunimit, ata thuajse janë ekip, pasi kanë edhe menagjerin e njejtë.

I pyetur lidhur me familjen e tij, ai ka thënë se “po punon në atë drejtim”.