Ta vëmë apo mos ta vëmë?

A duhet ironizuar me maskat kundër virusit kështu si Majku?

A duhet ironizuar me maskat kundër virusit kështu si Majku?

Një pasqyrë e shkurtër momentale për gjendjen pandemike në Kosovë: që nga data 13 mars e deri më sot (22 qershor) janë shënuar gjithsej 2.073 raste me COVID-19, 35 viktima, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 1018 raste.

E si duket Majk, gjeti hapësirën që me anë të një postimi në llogarinë e tij në Instagram, të ironizonte me vënien e maskave mbrojtëse. Reperi qesh me faktin se njerëzit ende besojnë se maskat do i mbrojnë nga vdekja.

“Hala po besoni qe ni mask t’pshton prej dekës a”, shkruan ai në postimin që ndau me plot 589 mijë ndjekës në Instagram, njofton Insajderi.

Brenda 4 muajve maskat u bënë nga të panevojshme për njerëzit e shëndetshëm në tejet të rekomanduara për këdo që del në publik (e në disa vende edhe të detyruara).

Ndonëse e rekomanduar për një person me kaq shumë ndjekës, do ishte të përdorte platformën e tij për të kontribuar në rritjen e vetëdijes për përdorimin e maskave, ju sigurojmë se maskat për fytyrë nuk janë ‘kot’.

COVID-19 përhapet nga spërkalat e pështymës. Mund të kuptojmë që një copë lecke bllokon ato pikat dhe virusin që ato pikat përmbajnë. Njerëzit pa simptoma të cilët as nuk e dinë se janë të sëmurë janë përgjegjës për rreth gjysmën e transmetimit të virusit.

Vënia e maskës nuk të stigmatizon si frikacak, por thjesht një qytetar i përgjegjshëm që është i vetëdijshëm për të mirën e përgjithshme. As nuk të përcakton si një paranojak, por si dikush që po jep kontributin e vet për të hequr qafe këtë situatë sa më shpejt.

Ndonëse maskat nuk të ‘shpëtojnë nga vdekja’, sepse si të tilla nuk garantojnë imortalitet, ato luajnë një rol kyç që të mos jesh ti i infektuari i radhës me coronavirus. /Insajderi.com