
Ju ka ndodhur ndonjëherë që në momentin kur thërret ezani të dëgjoni qenin që lehë? Nëse po, atëherë nuk është rastësi. Të paktën, kështu thuhet…
Sipas Kuranit:
Kur bëhet thirrja për namaz, “shejtani” largohet dhe lëshon zhurmë që mos të dëgjojë ezanin dhe kur përfundon ezani, ai kthehet me qëllim që të hutojë njeriun në mendime, duke i thënë:
Kujto këtë gjë, kujto atë gjë, gjëra të cilat nuk i mendonte, derisa harron sa namaz ka falur. Atëherë, e lehura e tij mund të jetë për shkak se ai shikon “shejtanët” dukë u larguar, por mund të jetë dhe ‘vetë qeni që leh ‘shejtan’”, sepse “shejtanët” marrin forma të ndryshme krijesash.