
JLo është shfaqur në stil të veçantë në eventin më të rëndësishëm të modës mbrëmë në Met Gala, por shqiptarët e kanë bërë edhe më herët.
Mbrëmë është mbajtur eventi i Met Gala, një mbrëmje kjo e cila mbledhë dizajnerët më të njohur botëror të cilët përkujdesen që të veshin divat e tyre, yjet më të famshëm e më të suksesshëm të momentit.
Tema e mbrëmjes së djeshme ka qenë hapja e një ekspozite të modës që është bërë në Met, e yjet janë shfaqur me dukje nga mëtë ndryshmet që përfaqësonin më së miri modën.
Ndër të pranishmit ishte edhe artistja Jennifer Lopez.
JLo është shfaqur në një fustan të gjatë e të bardhë Versace, që i zbulonte mjaft shumë gjoksin dhe këmbën.
Por, ajo që e karakterizonte dukjen e saj ishte një detaj që ajo ka vendosur në kokë.
Megjithatë, këtë stil e kemi parë shumë më herët, disa muaj madje, dhe atë nga modelja dhe një dizajner shqiptar.
Është Oriola Marashi ajo edhe cila ka bërë një fotosesion për dizajnerin Pajtim Raci, i cili ka stilizuar Marashin për tu dukur thuajse njësoj si JLo mbrëmë.
Këto fotografi janë postuar qysh në muajin janar, në të cilën mund të vërehet detajet e njëjta si në stilizim ashtu edhe në materialin e përzgjedhur mbrëmë nga Versace e JLo.