A e zbuloi Gigi Hadid gjininë e foshnjës në ditëlindjen e saj?

A e zbuloi Gigi Hadid gjininë e foshnjës në ditëlindjen e saj?

Gigi Hadid është në pritje të ëmbël.

Modelja e mirënjohur, Gigi Hadid dhe këngëtari Zayn Malik do të bëhen prindër për herë të parë.

Lajmi për shtatzëninë e Gigit ka bërë xhiron e rrjetit, ndërsa tani supozohet se ajo e ka treguar edhe gjininë e foshnjës në festën e ditëlindjes së 25-të.

Fansat e Gigit kanë vënë re disa detaje nga dekoret për ditëlindjen e modeles, të cilat mund ta kenë treguar gjininë e fëmijës që po pret ajo.

Në balonat me numrat e viteve që kishte mbushur, ishin dy shirita me ngjyrë rozë dhe blu, ndërsa në imazhin ku përqafohet me Zayn ajo po mbante balonin me shirit blu.

Madje, edhe në dekoret tjera në fotot që publikoi Bella janë vënë re dy ngjyrat rozë dhe blu, e nuk mungoi kurora e princeshave.

Se a fshihet gjinia e foshnjës pas këtyre detajeve dhe a ishte edhe festë për këtë gjë, mbetet të kuptohet ditëve në vijim.