A është duke e mbajtur premtimin për të ‘goditur’ racizmin industria e filmit

A është duke e mbajtur premtimin për të ‘goditur’ racizmin industria e filmit

Në qershor të vitit 2020, u botua një letër e hapur që i bënte thirrje industrisë së filmit dhe TV të Mbretërisë së Bashkuar të “trajtojë racizmin strukturor dhe sistematik” në transmetimet dhe krijimin e filmave.

Ndër gjërat që letra kërkonte ishte që prodhuesit e pavarur me ngjyrë të fuqizoheshin dhe mungesa e diversitetit në prodhime të sfidohej vazhdimisht.

Tinge Krishnan ishte midis 5,000 figurave të industrisë që u regjistruan. “Kjo ngjarje me të vërtetë përshtatet me ndjenjat dhe emocionet e mia”, thotë regjisorja e filmit fitues të Bafta, e cila ka më shumë se 20 vjet përvojë si shkrimtare, regjisore dhe producente.

Pavarësisht kësaj, Krishnan thotë se ajo ende ka menduar seriozisht të largohet nga industria.

Ajo thotë se ndërsa është e lehtë për individët që të marrin disa sekonda për të nënshkruar emrin e tyre në një dokument aspiratues, është tepër e vështirë për njerëzit të flasin për përvojat e tyre negative në film dhe TV sepse kanë frikë nga ndëshkimi./Insajderi.com

Burimi: BBC News