Këngëtarja Big Mama po qëndron në Turqi, dhe gjatë kësaj kohë është takuar me këngëtaren, Genta Ismajli dhe partnerin e saj turk, Hysein Us
Ajo ka hedhur opsion me pyetje dhe përgjigje në Instagram, ku komentet e fansave ishin të shumta.
Një nga ndjekësit e Big Mamës e ka pyetur nëse Genta është shtatzënë, siç raportohet!.
Me natyrën e saj sportive dhe plot humor, përgjigja e Bigit ka qenë si gjithnjë, epike.
“Nuk jam gjinekolog” – është shprehur ajo.
Dyshja përfliten se do të bëhen prindër për herë të parë edhe pse Genta ende nuk ka konfirmuar asgjë.
Ndërsa në rrjet kanë qarkulluar disa foto dhe video ku ajo shihet me disa kilogramë më shumë.
Në anën tjetër, burime pranë qiftit kanë pohuar se ata shumë shpejtë pritet të bëhen prindër./Insajderi.com