A mund t’ia qëlloni se si e bënë Elvanën të qajë për filmin “Dy gisht mjaltë”?

A mund t’ia qëlloni se si e bënë Elvanën të qajë për filmin “Dy gisht mjaltë”?

Prodhimi fizik i lotëve të vërtetë është një nga sfidat më të vështira për aktorët. Disa mendojnë për një tragjedi në jetën e tyre, disa të tjerë për vdekjen e një të dashuri – e në rastin e Elvanës asgjë nuk po funksiononte në xhirimet për filmin “2 Gisht Mjaltë”, njofton Insajderi.

Aktori i njohur Koço Devole ishte i ftuar në programin “E diell”, i cili së fundmi ka aktruar në filmin “Dy Gisht Mjaltë” në të cilën ka luajtur rolin e babait të këngëtares, Elvana Gjata- eksperiencë kjo që u nda me publikun shqiptar.

Ishte një skenë e vështirë”, aktori Koço Devole tregon se si e ...

Kur po fliste për skenën më të vështirë gjatë xhirimeve, ai përmendi të qarën e Elvanës, në skenën kur ndahet nga partneri Vini, (në film rol i interpretuar nga Ermal Mamaqi).

Por duket se për ta bërë për të qarë Elvanën është dashur goxha punë. Koço tregoi se ndezi një cigare dhe nisi të shfrynte në drejtim të fytyrës së Elvanës, derisa i rrodhën lotët.

“Ajo ka qenë një skenë e vështirë sepse ajo mezi qante. Ajo thoshte s’më dalin lotët. Gjetëm cigare dhe i them Ermalit, ndiz cigaren, e ndezëm të dy dhe i frymë në sy. I dolën lotët dhe hyri skena më në fund”, u shpreh Koço. /Insajderi.com