Moderatorja, Marina Vjollca dhe reperi, Getoar Selimi janë ndër qiftet më të njohura të showbizit shqiptare.
Qifti ka kohë që është shkëputur nga rrjetet soiale dhe një gjë e tillë ka bërë ndjekësit të mendojnë që ajo është në pritje të ëmbël.
Dyshimet kanë nisur dhe nga fotoja e fundit e Marinës në Instagram, ku ajo shfaqet e veshur me një fustan të gjerë.
Aludimet e shtatzënisë janë përforcuar akoma më shumë nga miku i ngushtë i moderatores, Eraldo Rexho.
I njëjti në një intervistë për ‘Pushimet on Top’ ka zbuluar se në kopertinën e shtatorit të ‘Revista Who’ do të jetë një personazh që do të bëhet nënë.
Rexho nuk e ka treguar emrin, por ka shtuar se bëhet fjalë për një bionde, i shoqi i së cilës është po ashtu i famshëm.
“Do të kemi në kopertinë një personazh që pret të bëhet mami. Nuk mund të them dot më shumë derisa të vijë momenti i kopertinës. Është bionde”, është shprehur gazetari.
Së çka bëhet fjale më tepër mbetet të pritet version i dyshes, pasi që qifti ka kohë që është martuar dhe fëmija vetëm së pritet./Insajderi.com