A po konfirmohet lidhja?-Kledi e Sheila nisin vitin së bashku

A po konfirmohet lidhja?-Kledi e Sheila nisin vitin së bashku

Kledi Hysa e Sheila Haxhiraj janë të dy ish banorë të “Big Brother Albania VIP”, të cilët pas daljes befasuan të gjithë publikun.

Ata u panë shumë herë së bashku në qytet të përqafuar e kjo çuditi fansat e tyre pasi Kledi ishte në lidhje dashurie me një vajzë gjermane.

Mirëpo, kjo nuk ndaloi Kledin që të përqafonte Sheilën në mes të Tiranës, edhe pse brenda shtëpisë nuk dhanë asnjë shenjë që kanë pëlqim ndaj njëri tjetrit.

Së fundmi Sheila ka hapur një pyetësor në Instagram ku nuk shpëtoi pa u pyetur për lidhjen e saj me Kledin.

Një fans kishte pyetur atë se me kë piu Sheila kafen e parë në 2022, e përgjigja e saj ishte e shkurtër dhe e qartë.

Ajo thjesht bëri tag Kledin e nuk dha asnjë informacion shtesë mbi lidhjen e tyre.

Së a janë dyshja së bashku kjo mbetet për tu parë. /Insajderi.com