A po ndahet Majk nga BabaStars për Ledrin?

A po ndahet Majk nga BabaStars për Ledrin?

Reperi dhe këngëtari,Majk ka publikuar bashkëpunimin e tij me Ledri Vulën të titulluar “Marr”, shkruan Insajderi.

Ajo që ka rënë në sy është se ai nuk e ka publikuar këngën në kanalin e BabaStars në YouTube por në kanalin e tij dhe kjo ka bërë që të aludohet për një prishje të raporteve me kompanin.

Në anën tjetër nuk dihet, nëse ky ka qenë edhe kushti i Ledrit që ajo të mos publikohet në kanalin e BabaStars, por në kanalin e reperit Majkut.

Kujtojmë së kënga është lansuar të mërkurën në orën 17:00 dhe deri më tani ka lansuar afro një milion klikime.

Kënga po ashtu ka marrë përkrahje të madhe edhe nga kolegët e dyshes duke e shpërndarë atë në llogaritë e tyre./Insajderi.com