‘A t’kam thënë mos m’thirr n’telefon?’, Agon Amiga rikthen historinë me Afërditën

‘A t’kam thënë mos m’thirr n’telefon?’, Agon Amiga rikthen historinë me Afërditën

Katër vite më parë Agon Amiga dhe Afërdita Dreshaj ishin  në  qendër të vëmendjes së mediave  pas publikimit të mesazheve të tyre private që zbuluan se ata ishin në  një lidhje ndërkohë që reperi ishte i martuar.

Një vit më Agon Amiga e pranoi publikisht historinë e tij me Afërditën dhe e konsideroi këtë histori si shkak të ndarjes nga bashkëshortja e tij.

Vitin e kaluar reperi dhe bashkëshortja e  tij e hodhën pas krahëve këtë histoti dhe u ribashkuan.

Mirëpo ditën e sotme kjo histori është rikthyer në vëmendje pas publikimit  të këngës më të re  të Agon Amigës me titull “Bobi”, që sipas “intv.al”, reperi ia kushton Afërditës.

“A t’kom thon kurrë mos m’thirr në telefon? Gruan e kam afër dhe tip o m’shqetëson” thotë Agon Amiga në këngën e tij të re që thuhet se I dedikohet këngëtares e cila prej një  viti është e martuar me Jakub Kindl.