Ylli hollivudian Tom Hanks dhe gruaja e tij Rita Wilson tani janë zyrtarisht shtetas grekë. Më 26 korrik, Kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis bëri njoftimin në Instagram.
Në mes të kësaj, një kolazh fotografish i yllit ët “Forrest Gump” po shpërndahet në mediat sociale me pretendimin se ai u arrestua në Australi për pedofili. Thuhet se lajmet për Hanks se ai kishte rezultuar pozitiv për COVID-19 dhe i ishte nënshtruar karantinës, ishin një përpjekje për të mbuluar periudhën e tij në paraburgim.
India Today Anti Fake NeWs War Room (AFWA) e ka zbuluar se ky pretendim është i rremë. Hanks nuk u arrestua në Australi për pedofili.
Kolazhi viral ka katër imazhe që tregojnë Hanks me fytyrë të mbuluar me maskë jeshile, një tjetër të aktorit që qëndron përkrah makinës së tij, dhe dy të tjerat që përqendrohen në pjesën e poshtme të këmbës së tij. Rrathët e kuq janë tërhequr rreth kyçit të këmbës së djathtë të tij.
Kolazhi është ndarë me titullin, “Shiko kush ka një byzylyk të ri të këmbës! Tom Hanks. Disa nga ju nuk e dinë atë, por z. Hanks u arrestua në Australi për pedofili. Ai shkoi në televizionin kombëtar për të thënë se ai kishte COVID-19 dhe ai ishte vetë në karantinë. Jo e vërtetë. Ai ishte në paraburgim për një kohë, pastaj në arrest shtëpiak në hotelin e tij. Tani, ai paraqet rrezik se do të ikë.”
Mirëpo për një akuzë të tillë, mediat ndërkombëtare do të ‘vlonin’ nga artikujt që raportonin rastin.
Sa i përket pjesës, ku thuhet se ai kishte veshur një byzylyk kyçin e këmbës, shihet se ishin thjesht pantallonat e tij të rrotulluara. Asnjë byzylyk i kyçit të këmbës nuk është i dukshëm në disa fotografi në kolazh pas vëzhgimit të afërt. Sikur të kishte të vënë një byzylyk të tillë, nuk do të kishte kaluar pa u vënë re nga media.
Hanks po xhironte për biopikun Elvis Presley në Australi kur ai dhe gruaja e tij Rita testuan pozitive për Covid-19. Ai e kishte njoftuar këtë më 12 mars në Tëitter.
Në mes të prillit, pati raportime se Hanks u lirua nga spitali. Ai madje kishte shprehur eksperiencën pasi ishte rikuperuar nga Covid-19 në një konferencë virtuale shtypi.
Ai kishte thënë, “Unë nuk kam ide kur do të kthehem në punë. Askush nuk e ka idenë se kur do të kthehen në punë. Por koha do të vijë. Ne thjesht nuk e dimë kur. Jemi të vetëdijshëm që ka shqetësime financiare, ka shqetësime ligjore, detyrime”.
Prandaj, pretendimi se Tom Hanks u arrestua në Australi për pedofili dhe historia e infeksionit dhe karantinës së tij Covid-19 ishte një mbulim i paraburgimit është i rremë. /Insajderi.com
Burimi: Reuters, India Today