Mevlan Shaba dhe Ledjana vijojnë të jenë në qendër të vëmendjes me marrëdhënien e tyre që ka patur pafund luhatje.
Ndonëse dolën bashkë nga emisioni, ata u duk se u ndanë përfundimisht pak javë më pas mosmarrëveshjeve që ata kishin në mes veti.
Ata nuk kanë munguar edhe kunjat që i kanë hedhur për njëri-tjetrin.
Ish-çifti nuk ndiqen as në rrjete sociale duke mos dashur që as shoqëri të mos kenë.
Së fundmi, ish-konkurrenti ka zhvilluar një intervistë 60 sekondëshe për “Prive” ku s’mundi t’i shpëtonte pyetjeve për Ledjanën.
A është penduar për këngën që i ka dedikuar asaj gjatë kohës së njohjes së tyre në emision?
“S’mund të them që jam penduar”- u shpreh Mevlani.
Ndërsa për një përgjigje për intervistën e Ledjanës 1 javë më parë, ai shprehet kështu:
”E bukuur sikur zanaaa”, këndoi Mevlani.
Kujtojmë që edhe Ledjana ka qenë protagonist në këtë rubrike, ndërsa e pyetur nëse do të rikthehet me Mevlanin ajo ka dhënë përgjigje definitive që jo nuk ka rikthim më./Insajderi.com