Abbott uron Dua Lipën: Po i bën krenare Kosovën dhe Britaninë

Abbott uron Dua Lipën: Po i bën krenare Kosovën dhe Britaninë

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, ka uruar këngëtaren kosovare, Dua Lipa për çmimin “Grammy”

Ai përmes një postimi në Faebook ka shkruar se ajo po i bën krenare Kosovën dhe Britaninë.

“Urime Dua Lipa për suksesin në Grammy, ti po e bën Britaninë dhe Kosovën krenare. Urime”, ka shkruar Abbott.

Këngëtarja me origjinë nga Kosova, Dua Lipa, ka fituar çmimin “Grammy” në kategorinë për albumin më të mirë në zhanrin pop, me “Future Nostalgia”.

Ky është çmimi i saj i parë në edicionin e 63-të të ndarjes së çmimeve prestigjioze. Më 2018 kishte fituar dy çmimet e para “Grammy” në karrierë, atë për artisten më të mirë të re dhe për incizimin më të mirë dance. /Insajderi.com