Ada e “Për’puthen” kapet ‘mat’ me reperin shqiptar?

Ada e “Për’puthen” kapet ‘mat’ me reperin shqiptar?

Konkurrentja e “Për’puthen”, Ada është vajza më e komentuara në këtë sezone të emisionit.

Ajo u përfol se ka një lidhje jashtë, por që një gjë e tillë nuk është pranuar nga ajo dhe ka deklaruar se kishte qenë e lidhur tetë vite, por ka mbaruar.

Sikur të mos mjaftonte kjo në rrjet po qarkullon një video e saj me reperin Mato Lale, e cila është postuar nga vetë artisti.

Ada

Dyshja shihen teksa janë së bashku duke darkuar, po që nuk dihet nëse kanë diçka në mes veti apo janë thjeshtë miq shumë të mirë.

Kjo video është bërë virale në rrjet dhe nuk dihet nëse ajo do të deklarojë për raportin e tyre në emisionin e së henës./Insajderi.com