Adele ka humbur aq shumë peshë sa pothuajse nuk njihet

Adele ka humbur aq shumë peshë sa pothuajse nuk njihet

Adele ka postuar një  fotografi në llogarinë e saj në Instagram ku shihet duke shijuar albumin visual të Beyonce “Black is King”.

Ajo dukej shumë bukur pa makiazh dhe me ngjyrën natyrale bionde të flokëve. Mirëpo ajo që bie në sy është pesha e këngëtares.

Adele ka pasur probleme me peshën e tepërt ndërsa në foton në fjalë, shihet se ka humbur shumë kilogramë por në mënyrë të shëndetshme, raporton Mirror, shkruan Insajderi.

Poshtë fotos ajo ka bashkangjitur shënimin: “Faleminderit Mbretëreshë që na bën të ndjehemi të dashur përmes artit tënd,”në dedikim të Beyonce.

Humbja e peshës së Adele e ka zanafillën te ndarja me ish burrin e saj, Simon Konecki vitin e kaluar, me të cilin ka një djalë./Insajderi.com