Adele shfaqet në publik me të dashurin e ri

Adele shfaqet në publik me të dashurin e ri

Adele ka qenë në qendër të vëmendjes të mediave rozë kohët e fundit për një lidhje të mundshme me reperin Skepta.

Megjithëse përflitej prej kohësh se dyshja janë bashkë.

Një gjë e tillë ëshët mohuar nga  këngëtarja me famë botërore, duke thënë se nuk po del me askënd.

Por së fundmi, këngëtarja është shfaqur në finalen e NBA-së me Rich Paul ku shiheshin pranë njëri-tjetrit.

Megjithëse shumë njerëz supozuan se takimi i tyre ishte rastësor, thuhet se ka më shumë se kaq, dhe agjenti sportiv është i dashuri i saj.

Dhe spikeri Brian Windhorst hodhi dyshimet se dyshja janë në një lidhje dhe se loja e basketbollit ishte paraqitja e tyre e parë si çift.

Në podcastin e tij “The Lowe Post”, Windhorst zbuloi: “Rich Paul sjell të dashurën e tij në lojë për t’u ulur pranë LeBron. E dashura e tij është Adele”./Insajderi.com