
Tutje, diva kosovare ka shkruar se prezantuesja Alketa Vejsiu i ka mbetur borxh Arilenës.
“Arilena ka më shumë sukses ndërkombëtare sesa gjysma e banorëve të shoëbizznesit të Kosovës dhe Shqipërisë bashkë. Është faji i jonë nëse nuk e njohim. Alketa Vejsiu mbrëmë i mbeti borxh Arilenës. Ishte hera e parë prej dekadash që ndër shqiptarë po fitonte arti dhe artisti. Jo lëmoshat për gazetarë e rrobaqepësa, jo mafia e politikanët, jo luksi fallco i korrur në lëndinat e “koncerteve” që mbajnë erë bajgash e sponsorësh dhëmbë palarë”, ka shkruar tutje Adelina.
Kujtojmë se është organizuar një komunitet i tërë në Shqipëri kundër fitores se Arilenës, madje disa fansa kanë nisur edhe një peticion që ti merret fitorja asaj.
E në krah të Elvanës kanë dalë edhe disa këngëtarë e prezantuesh mediash, në mesin e të cilëve edhe mikja e Elvanës, Alketa Vejsiu e cila mbrëmë prezantoi festivalin e 58-të të këngës në RTSH.
Më poshtë mund ta lexoni postimin e plotë të Adelinës në InstaStory: