U bënë tashmë vite që Adelina Ismaili dhe Val Krasniqi jetojnë një jetë të qetë familjare larg publicitetetit.
Këngëtarja e cila është sprovuar shumë herë me zhurmën e mediave lidhur me privatësinë e jetës së saj, duket sikur ka vendosur që këtë lidhje ta mbajë larg syrit publik, njofton Insajderi.
E vetmja që deri më tani ajo ka treguar për Valin është dashuria që ka për të.
Mirëpo kësaj radhe ajo ka vendosur të hapet pak më shumë për lidhjen e saj me Valin.
Kjo si rrjedhojë e faktit që Adelina do të jetë pjesë e një projekti të ri që do të shfaqet në Kanal 10.
Këtë projekt ajo e bëri të ditur përmes llogarisë së saj në Instagram, ku mes shumë urimesh nuk mungoi edhe ai i Valit, i cili i dëshironte suksese.
“Val Krasniqi, ti je suksesi im më i madh… Edhe pse 3 vjet më i ri se unë, je i vetmi që ia heq kapelën. T’du zemër”, ishte përgjigja e Adelinës, duke folur kështu për herë të parë publikisht për moshën e bashkëshortit prej vitesh, Val Krasniqit./Insajderi.com