Adelina Ismaili merr një super dhuratë nga bashkëshorti: “Faleminderit që më bëre 8 marsin më të bukur në jetë”

Adelina Ismaili merr një super dhuratë nga bashkëshorti: “Faleminderit që më bëre 8 marsin më të bukur në jetë”

Ka pesë ditë që Adelina Ismaili  ka marrë një dhuratë të mrekullueshme nga bashkëshorti, Vali Krasniqi, njofton Insajderi.

Fjala është për një makinë të tipit “Renault” modeli “Capture”, dhuratë kjo që bëri të paharrueshëm këtë 8 mars për këngëtaren. Adelina vendosi që sot ta bënte publike dhuratën që mori në nder të ditës së gruas.

Ndonëse një dhuratë e kushtueshme, nuk ishte kjo që i bëri përshtypje Adelinës, e cila sheh “Porsche-në të barabartë më një autobus”, ishte kujdesi që ka bashkëshorti i saj për të.

Në një postim të sajin në Instagram, ajo ndau fotografinë e makinës dhe një buqetë të madhe lulesh ku shkruan:

“Janë disa momente në jetë kur edhe llafazanë mbyllin gojën”, duke mos qartësuar se kujt i drejtohet. “Ti e di që unë materialiste nuk jam as nuk kam qenë kurrë, nuk e dalloj Porsche-në nga autobusi. Por është dedikimi yt e dashuria që sot, e çdo ditë më bën të falënderoj Zotin që jam grua. Grua e jotja. Faleminderit që më bëre 8 marsin më të bukur në jetë”.

“Të dua”, përfundon shkrimin këngëtarja duke etiketuar edhe llogarinë e bashkëshortit në Instagram.

Ndërkaq, sa i përket anës profesionale të Adelinës, ajo ka kohë që është distancuar nga muzika dhe tani po provon veten si moderatore në emisionin e saj të ri. /Insajderi.com