fbpx

Adelina Ismaili reagon për gjendjen e varfërisë në Kosovë

Adelina Ismaili reagon për gjendjen e varfërisë në Kosovë

Këngëtarja e njohur, Adelina Ismaili, këtë vit së bashku me bashkëshortin dhe djalin e saj, u shpërngulën në Kosovë, pas një jetese disa vjeçare në Zvicër.

Gjatë verës ajo ishte shumë e angazhuar me koncerte, e ndërsa duket se e ka gjetur veten më së miri me rikthimin e saj në Prishtinë.

Por me një fakt të hidhur, Adelina nuk po mund të pajtohet.

E ajo është gjendja e vështirë ekonomike që shqiptarët e Kosovës vazhdojnë ta kenë, gjendje e cila mund të vërehet lehtësisht nga fëmijët e shumtë që lypin ose bëjnë punë të rënda në rrugë.

Adelina ndau me fansat sot disa imazhe në InstaStory, ku shfaqet disa nga këta fëmijë që rastësisht i ka takuar në rrugë.

“Prishtinë, Kosovë, 2018”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e fotografisë, duke lënë kështu të kuptohet se nuk është aspak e kënaqur me gjendjen ekonomike të popullit, e cila nuk përkon me vitin në të cilin ndodhemi.

Në karrierën e saj të gjatë ndër vite, Ismaili i ka kënduar edhe skamjes, në një këngë të titulluar “Cigarxhiu i vogël”, e cila u dedikohej pikërisht fëmijëve që detyrimisht shesin cigare për të mbijetuar.