Adelina Ismaili sërish nënë?!

Adelina Ismaili sërish nënë?!

Këngëtarja Adelina Ismaili u bë nënë tri vjet më parë, në Prill të 2017-tës, dhe solli në jetë një djalë.

Diva e muzikës shqiptare, njëra ndër këngëtaret më të popullarizuara të viteve të 90-ta e 2000-ta, po planifikon që ta shtojë familjen e saj edhe me një fëmijë.

Këtë ajo e than emisionin Prive në Klan Kosova, duke shtuar se tani e do një vajzë. Madje ajo që nga fillimi donte një vajzë për vete, por përfundimisht e mori vesh se edhe djemtë janë simpatikë!

“Jam duke e menduar çdo ditë një motër për të, gjithmonë kam dashur vajzë. Por tani e kam kuptuar se edhe djemtë e vegjël janë të mirë. Jam duke e negociuar fëmijën e dytë me Valin”, ka thënë Adelina.

Djali i saj Uliksi është çapkën! Epo, sikur të mos kishte kujt t’i ngjante…

“Shumë këmbëngulës është. Kur do që të arrijë dicka të veten, e gjen çdo mënyrë të mundshme”.

Me të bërit nënë edhe karriera për Adelinën sikur e ka zbehur rëndësinë, ngase prioritet është familja e saj.

“Nuk e kam prioritet në këtë moment muzikën apo shoëbizin. Jam duke e marrë shumë më spontanisht: çka vjen, mirë se vjen!”. Insajderi.com