
E bija e humoristit Rasim Thaçi – Cima, Adelina Thaçi, ka reaguar pas vdekjes së babait të saj, njofton Insajderi.
Me anë të një postimi në rrjetet e saj sociale, Adelina Thaçi shprehi dhimbjen dhe pikëllimin për humbjen e babait të saj.
“Ma këpute shpirtin o babë, shoku jem, dashnija jem”, ka shkruar ajo.
Rasim Thaçi vdiq të premten e 26 marsit, në moshën 71 vjeçare pas infektimit me Coronavirus. /Insajderi.com