Teatri i qytetit të Vushtrrisë nga tani e tutje do të mbaj emrin “Adem Mikullovci”.
Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Vushtrrisë, Sylejman Meholli, me anë të një postimi në Facebook, bëri të ditur se teatri i kësaj komune merr emrin “Adem Mikullovci”.
“Një gjë e vogël për një artist të madh”, shkruan ai.
“Kuvendi Komunal i Vushtrrisë sapo miratoj propozimin për emërtimin e Teatrit të Qytetit “Adem Mikullovci”. Nder për jetë e mote veprës e kontributit të artistit të popullit|”.
Adem Mikullovci ka lindur në Vushtrri më 1939. Ai ndërroi jetë më 15 shtator të këtij viti, duke lënë pas një karrierë të pasur me vepra artistike, që do të jenë trashëgim për brezat e ardhshëm./Insajderi.com