Adhuruesit e Justin Bieber janë të bindur se tatuja e tij e re është një përkujtim për ish të dashurën e tij

Adhuruesit e Justin Bieber janë të bindur se tatuja e tij e re është një përkujtim për ish të dashurën e tij

Adhuruesit e Justin Bieber janë të bindur se tatuazhi i fundit i këngëtarit është një homazh i fshehtë për ish-të dashurën e tij, Selena Gomez.

Muajin e kaluar, 26-vjeçarit kanadez zbuloi një tatuazh me trëndafil – I dizajnuar në qafën e tij nga artisti i famshëm i tatuazheve, Dr Woo.

Dizajni i trëndafilit përmban një kërcell të gjatë të plotë me ferra dhe gjethe që shkon poshtë qafës së tij, ndërsa sythat e luleve lëshohen poshtë vijës së nofullës së tij.

Tani disa fansa të Justin dhe Selena janë të bindur se ka një mesazh të fshehur brenda dizajnit për Selena-n.

Duke komentuar në Instagram, një fans tha: “Trëndafili ka një S të çuditshme. Një S për Selena !!! Unë nuk mund të ndaloj së bërtituri !!”

Një tjetër pajtohet, duke komentuar: “OMG ka një tatuazh në tatuazhin e tij dhe unë jam gati të bërtas!”

Ndërsa fansat e tjerë u kënaqën me teorinë e konspiracionit, duke shkruar: “Kjo dashuri nuk ka fund!” dhe një pyetje tjetër: “Justin Bieber tatuazh i ri për Selena Gomez?”

E gjithë kjo mund të jetë imagjinatë e shfrenuar, mirëpo lidhja e tyre gjithmonë ka lënë hapësirë për kuptime të shumëfishta, ndaj ndoshta Justin dhe Selene ende mund të kenë një të ardhme të përbashkët./Insajderi.com

Burimi: Mirror