Adhuruesit e këngëtares SZA i kërkojnë labelit të saj muzikorë të mos e vonojë më shumë lansimit të muzikës së saj

Adhuruesit e këngëtares SZA i kërkojnë labelit të saj muzikorë të mos e vonojë më shumë lansimit të muzikës së saj

Në fillim të këtij viti, SZA ka konfirmuar lansimin e një projekti të saj që do të dilte sa më shpejt.

Tani këngëtarja ka sugjeruar që presidenti i kompanisë është shkaku që materiali nuk po realizohet, raporton Dazed, shkruan Insajderi.

Në një tweet tashmë të fshirë, këngëtarja ka thëne se se ishte presidenti i Top Dawg Entertainment, Punch (Terrence Louis Henderson) duke shkruar “Në këtë pikë duhet të pyesni punch, unë kam bërë çfarë kam mundur”.

Në pyetjen e një fansi nëse mes tyre ka armiqësi ajo është përgjigjur që ka pasur armiqësi.

Në një tjetër tëeet ku Punch refuzon të caktojë datën e lansimit, duke u mjaftuar me përgjigjen “Së shpejti”, SZA ka shkruar “kjo është e gjitha që ai më thotë edhe mua. Mirësevini në jetën time të mallkuar”.

Sidoqoftë si përgjigje për hashtagun #FreeSZA ajo ka thënë: “Askush nuk ka nevojë të më lirojë. Unë nuk po mbahem peng e as muzika ime. Unë dhe Punch nuk kemi rënë  dakord, mirëpo kjo nuk ka të bëj me muzikën. Unë besoj që zoti ka kohën e duhur”.

“Ndonjëherë duhet të kemi durim. Ndonjëherë ‘jo’ është bekim. Unë u besoj njerëzve rreth meje.”/Insajderi.com