Adhuruesit fillojnë peticionin që Kylie Jenner të hiqet nga videoklipi i Cardi B

Adhuruesit fillojnë peticionin që Kylie Jenner të hiqet nga videoklipi i Cardi B

Paraqitja e Kylie Jenner në videoklipin e këngës së Cardi B dhe Megan Thee Stallion “WAP” nuk është pritur mirë nga fansat, madje ka filluar një peticion, sipas të cilit kërkohet që të largohet krejtësisht nga videoja.

Deri më tash peticioni ka mbledhur 45.000 nënshkrime të adhuruesve që e quajnë  Kylie-n, vjedhëse të kulturës afrikane, raporton Mirror, shkruan Insajderi.

“Kjo video ishte e përsosur deri sa e pash Kylie-n në të dhe më erdhi ta gjuaja telefonin,” tha një adhurues, ndërsa një tjetër shtoi: “ajo është një plehrë që nuk ks punuar kurrë për asgjë. Ajo ka vjedhur nga kultura e njerëzve me ngjyrë dhe më pas i ka akuzuar njërëzit për të njejtën gjë.”

Kylie ishte një nga paraqitjet suprizë të në videon e Cardi B, e cila edhe e ka mbrojtur Kylie.

Cardie nuk e përmendur emrin e Kylie, por tha se “qëllimi i videos ishte të përfshijë gra të ndryshme, nga raca dhe kultura të ndryshme.”

“Dua të i falënderoj secilën grua që ishte pjesë e videos time! Fakti që ja keni dalur të gjeni kohë në agjentat tuaja ka shumë rëndësi për mua! Për mua ishte e rëndësishme të përfshija gra të ndryshme, që u përkasin racave dhe kulturave të ndryshme, por janë të fuqishme dhe influencuese,” tha ajo.

Kylie ende nuk ka komentuar mirëpo si duket është krenare me këtë projekt dhe ndan fotografi gjatë gjithë kohës nga prapaskenat. /Insajderi.com