Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka prezantuar Adriana Matoshin si pjesë të këtij subjekti politik.
“O sa mirë”, nisi postimi i Kurtit në Facebook, duke shtuar se Matoshi është “ndër aktorët më të mirë”.
Adriana Matoshi do të jetë njëra nga kandidatet për deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Në prezantimin e bërë të saj, Kurti ka përmendur të arriturat e aktores në fushën e artit. /Insajderi.com
O sa mirë!
Adriana Matoshi u anëtarësua mbrëmë në VETËVENDOSJE!. Adriana është një ndër aktoret më të mira…
Posted by Albin Kurti on Wednesday, 20 January 2021