Adriana Matoshi dhe Keith Groeneveld drejt martesës?

Adriana Matoshi dhe Keith Groeneveld drejt martesës?

Në fund të tetorit të vitit të kaluar, aktorja dhe deputetja, Adriana Matoshi bëri publike lidhjen e saj më futbollistin 21 vjeçar, Keith Groeneveld, njofton Insajderi.

E gjithë kjo u prit me zhurmë të madhe  nga publiku, mirëpo çifti gjithë këta muaj nuk janë ndarë asnjë moment nga njëri tjetri.

Edhe kur Groeneveld ishte në udhëtime jashtë shtetit të Kosovës, ai gjithnjë gjente një mënyrë që të ishte afër të dashurës, edhe nëse jo fizikisht.

Së fundmi një postim i Adrianës në Instagram ka marrë vëmendjen, dhe jo për përmbajtjen që ajokishte ndarë.

Ishtë pikërisht një koment jo-tekstual i të dashurit të tij, që sërish bëri shumë zhurmë. Ai i ka komentuar aktores me një emoji që paraqet një unazë martese, dhe Adriana ia kthen me “Po”, kinse po i përgjigjet pyetjes, “Do të martohesh me mua”.

Kjo mund të ketë qenë vetëm një lojë e çiftit, mirëpo shumë komentues po aludojnë se ata janë një hap më afër martesës. /Insajderi.com