
Aktorja, tani deputete e Kuvendit të Kosovës nga radhët Lëvizjes Vetëvendosje, Adriana Matoshi, ka bërë të ditur se ftesën për të iu bashkuar kësaj partie e ka marrë nga lideri i saj, Albin Kurti, përcjell Insajderi.
Matoshi në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit ka marrë 10 mijë e 403 vota.
Ajo ka lënë pas me vota edhe deputetët e mëhershëm të kësaj partie.
Në emisionin “Expres Rozë” është shprehur se kur i është bërë oferta për tu bërë pjesë e VV-së, e ka menduar që të heq dorë edhe nga profesioni i aktores.
“Në Lëvizjen Vetëvendosje kam shumë miq, njësoi si në parti të tjera që kam shumë miq, në Vetëvendosje kam edhe shokë edhe mendimet e ideja e tyre janë përputh me të mijat.
Unë Albinin e çmoi shumë si njëri si intelekt si njëri paqësor si njeri i pakorrektuar, e kam fol edhe me Albini, oferta sigurisht është bërë prej tij e njerëzve përreth tij”, ka deklaruar Adriana Matoshi./Insajderi.com