
Aktorja e dashur shqiptare, Adriana Matoshi, këtë vit vendosi për herë të parë të futet në politikë.
Ajo garoi në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare 2021, në krah të Lëvizjes Vetëvendosje me numrin 60.
Ende nuk ka ndonjë rezultat të finalizuar, por u raportua se aktorja i ka siguruar votat e mjaftueshme për një nga ulëset e Kuvendit të Kosovës, si deputete e legjislaturës së ardhshme.
Matoshi kishte përkrahjen e shumë kolegëve artistë e një ndër ta ishte edhe humoristi Dan Pifqi, i cili me prejardhje vjen nga i njëjti qytet ku edhe Adriana ka lindur, Gjilani.
Humoristi emri i vërtetë i të cilit është Ramadan Behluli publikoi posterin e aktores në faqen e tij zyrtare në Facebook, me mbishkrimin “Urime Adriana Matoshi”.
Aktorja e ka falënderuar për mbështetjen e dhënë, mirëpo nuk i la pa përgjigje edhe disa nga komentuesit që e paragjykuan për lidhjen me futbollistin afrikan, Keith Groeneveld.
“Njerëzit si disa nga komentuesit meritojnë të jetojnë si mjerana, qashtu qysh e kanë shpirtin! Dashuria nuk është veç seks o gubana, po ajo që juve iu mungon më së shumti, ajo që ju dhemb e përflitni! Mjer ju për shpirtrat e zi që i keni, qysh s’ju vjen turp prej Zotit? Zoti na ka krijuar, Zoti na gjykon, e juve Zoti shpirtrat e zi jua bëftë të bardhë, se badihava që lëkurën e keni të bardhë e të zdralaftë deri në qiell! Faleminderit Dan për përkrahjen, ke qenë i drejtë gjithë e të pafsha gjithmonë kështu me zemër të madhe”, ka theksuar Matoshi në komentin e saj.
