Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Adriana Matoshi ka reaguar pas fotografisë së aktores Yllka Gashi bashkë me Presidenten Vjosa Osmani, këngëtaren kosovare me famë botërore, Dua Lipën dhe regjisoren Blerta Basholli.
Matoshi e ka shpërndarë këtë fotografi në llogarinë e saj në Facebook, dhe e ka quajtur “foto të ditës”.
Ndryshe, presidentja Osmani po qëndron për vizitë në SHBA.
Ajo gjatë kësaj vizite ka realizuar edhe një takim me skenaristen dhe regjisoren e filmit “Zgjoi”, Blerta Bashollin, film që është duke u shfaqë në Amerikë e që ka marrë edhe famë ndërkombëtare duke fituar disa çmime.
“Zgjoi (Hive)” ka fituar mbi 14 çmime vendore dhe ndërkombëtare deri më tani dhe është fitues i trefishtë i çmimeve në festivalin Sundance 2021./Insajderi.com