#gj" />

Adriana Matoshi ‘shpërthen’ me kritika: Marre, veç 15-mijë euro na dha Kosova për promovim në Oscars!

Adriana Matoshi ‘shpërthen’ me kritika: Marre, veç 15-mijë euro na dha Kosova për promovim në Oscars!

Aktorja, Adriana Matoshi ka hedhur akuza të shumta ndaj institucioneve vendore për mos përkrahjen që po i bëhet kinematografisë në Kosovë.

Ajo ka qenë e ftuar në emisionin “#gjesi” ku ka folur në detaje për filmin pretendent për nominime në Oscars derisa nuk është kursyer që të tregojë edhe për mundin e madh që kanë pasur deri në përfundimin e filmit “Zana”.

Matoshi madje në formë ironie ka treguar që institucionet e Kosovës i kanë ndarë vetëm 15-mijë euro që filmi të promovohet për çmimet prestigjioze, shkruan Insajderi.

E Kosova jonë e dashur i ka pasur vetëm 15-mijjë euro me na qu atje. Çka me bo me 15-mijë eurona?! Edhe me e pasë filmin më të mirë nuk mundesh me shku edhe me hy atje, se bota investon në filmat e tyre, investon në promovim të filmit se don me kallëzu që çka dijmë me bo na. E na hala nuk e kena qat mentalitet me këqyrë që pe promovon Kosovën, shtetin tënd. Plus, një temë që ka të bëjë me luftën, me pa njerëzit në botë se çka ka heq populli i Kosovës edhe se çka vazhdon me heq 20-vjet mbas luftës,” – ka thë Matoshi.

Shiko epsiodin e ri të emisonit “Review”:

Review – Stupcat / Historia e humorit kosovar

Review – Stupcat / Historia e humorit kosovar

Gepostet von Review am Samstag, 19. Oktober 2019

Ajo ka marrë si shembull jo seriozitetin e institucioneve vendore duke përmendur rastin kur gjatë zgjedhjeve i është ofruar mundësia që të bëhet pjesë e një projekti të sponsorizuar zgjedhor e ku i është ofruar një shumë e mirë të hollash për t’u bërë pjesë pa shprehur këta të fundit asnjë hezitim.

M’thirrën veç me e bo një reklamë për fushatë diçka, thash okej qekaq po i du. më than ‘okej’.  Une u qudita! A e din, se bojnë mend, e për një film e për tërë atë pëkushtim që e kemi bo për shtatë javë, një javë që jena ngri në borë. Jena shty në Kanadë me “Xhokerin”, edhe “Xhokeri” ka qenë premierë në Kanadë, jena shty me filma që kanë kushtu, 40-milionë, 60-milionë e na mezi jemi harrnuar me 200-mijë euro,” – ka thënë Matoshi.

Vlen të theksojmë se filmi i Antoneta Kastratit, ‘Zana’, që pati premierën e tij botërore në festivalin e madh të Torontos në Kanada është përzgjedhur nga Komiteti selektues që të jetë propozimi i Kosovës për kategorinë ‘Best International Feature’ të OSCARS.

/ © Insajderi /