Aktorja, Adriana Matoshi ka arritur t’i sigurojë votat e nevojshme që të jetë deputete në Kuvendin e Kosovës, njofton Insajderi.
Matoshi, që për herë të parë iu fut politikës duke kandiduar si deputete nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, ka marrë 10 mijë e 403 vota në zgjedhjet e këtij 14 shkurti.
Me numrin e madh të votave që ka marrë, ajo lë pas edhe disa ish-deputetë si, Xhelal Sveçla (10,355 vota), Salih Zyba (10,359 vota), Fatmire Kollçaku (9,838 vota), Dimal Basha (10,311 vota) dhe Fitore Pacolli (8,806 vota). /Insajderi.com