Adrola Dushi emocionohet me prindërit e saj: “Në ditët më të errëta, kujtoj e kujt jam”

Adrola Dushi emocionohet me prindërit e saj: “Në ditët më të errëta, kujtoj e kujt jam”

Adrola Dushi ka bërë një dedikim mjaft të veçantë për prindërit e saj!

Modelja shqiptare ka postuar një fotografi në Instagram, ku shfaqet përkrah nënës dhe babait.

Ajo shprehet se në ditët më të errëta të saj dhe kur ndjehet jo e dashur, ajo kujton se është bija e tyre.

“Në ditët më të errëta, kur ndjehem e papërshtatshme, e pavlerë dhe jo e dashur. E kujtoj e bija e kujt jam dhe e drejtoj kurorën time.”, ka shkruar Adrola.

Modelja shihet që ka një ngjashmëri të madhe me të atin, dhe nuk është hera e parë që në e prezanton atë.

Adrolën do ta shohim më shpesh këtë fundvit pasi do të jetë pjesë e “Këngës Magjije”!