Ka kohë të gjatë që në media është përfolur për një lidhje të mundshme mes të reperit, Capital T dhe modeles, Adrola Dushit.
Dyshimet sa shkonin e rriteshin për dyshen pasi që edhe në pushime vizitonin vendin e njëjtë.
Por, së fundmi modelja ka dhënë një intervistë për Revista Class, ku nuk kishte si të mungonte një pyetje në lidhje me thashethemet që qarkullojnë lart e poshtë.
E pyetur se a ka një Kapo që për momentin ia ka marrë vëmendjen më shumë gjatë kësaj kohe apo ia ka prishur planet, ajo zgjodhi t’i shmangej me lezet duke mos iu referuar Capital T.
Ajo tha së ‘Kapo’ i vetëm i jetës së saj është djali i saj, Troi, ku tha se ai është I vetmi që e komandon dhe ia prish planet.
“Troi është ‘Kapo’ i vetëm i jetës sime, pasi është i vetmi njeri që më çon në qiell dhe më zbret në tokë brenda një sekonde. Ai është i vetmi që i komandon dhe i prish planet e mia. E kam thënë edhe herë të tjera që pa të, jeta ime nuk do kishte kuptim. Është “problemi” më i bukur i jetës sime, por me asgjë tjetër në botë nuk do ta ndryshoja. i them shpesh: “Po të mos ishe ti, nuk do isha as unë” dhe ai më përgjigjet: ‘E di, o maa’””, ka thënë ajo.
Modelja më pas ka thënë se rëndësinë e tij tek ajo do ta kuptojë, kur të rritet pasi që tashmë është i vogël për ta kuptuar.
“Unë e di që ai nuk e kupton dot çfarë do të thotë kjo tani, por duke e dëgjuar shpesh, do ta mbajë mend dhe, me siguri, do ta vlerësojë kur të jetë më i rritur”, është shprehur Adrola duke konfuzuar që të gjithë fansat me këtë deklaratë./SHQIP.com