Një postim i fundit i modeles Adrola Dushi në llogarinë e saj në Instagram, na hapi sytë edhe një herë për faktin se kjo platformë apo qoftë edhe tjetër jo gjithmonë shfaq realitetin.
Fotoja e parë paraqet modelen duke pozuar hijshëm në plazh duke paraqitur një ‘realitet Instagrami’ kurse tek fotoja e dytë ajo paraqet ‘realitetin e vërtetë’ duke pozuar afër me djalin e saj dhe fëmijë të tjerë.
Kjo vjen si përpjekje e modeles të rikujtojë ndjekësit e saj se jeta e saj nuk ka të bëjë gjithçka me të qenurit e kuruar deri në detaj, flokë të krehur e grim.
Të njëjtën gjë bënë edhe disa nga personat më të ndjekur në Instagram. Ata u bënë me dije ndjekësve e tyre se askush nuk duket i përsosur gjatë gjithë kohës dhe se për çdo shkrepje magjepsëse jeta e tyre është e zakonshme, vetëm se dinë ta paraqesin bukur përmes lentës së kamerës. /Insajderi.com