8 mijë e 984 foshnje janë lindur gjatë vitit 2021 në në Klinikën e Gjinekologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.
Prej tyre, 202 janë binjakë, 16 trinjakë dhe 2 katërnjakë.
Kështu është bërë e ditur nga Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës.
“Sipas raportit të punës, 4 mijë e 735 foshnje i përkasin gjinisë mashkullore, kurse 4 mijë e 249 foshnje tjera gjinisë femërore”, thuhet në njoftimin për media.
Vlen të theksohet se 2 mijë e 501 lindje janë kryer me operacion.