Me 16 mars të këtij viti, Afërdita Dreshaj solli në jetë fëmijën e saj të parë me hokeistin çek, Jakub Kindl. Çifti i martuar u bekuan me një djalë që i lanë emrin, Sky Blue, njofton Insajderi.
View this post on Instagram
Pas lindjes, ajo ka përditësuar ndjekësit e saj për mëmësinë, dhe së fundmi ka zbuluar se ka ndaluar ushqyerjen me gji duke përdorur alternativën tjetër, qumështin formulë.
Një nga ndjekësit e pyeti çfarë ndodhi që ajo tani po përdor qumësht formulë, kur fillimisht kishte dhënë që po praktikonte ushqyerjen me gji.
Ajo u përgjigj duke thënë se ushqyerja me gji nuk funksionoi për nënë e bir dhe tani të dy janë më të lumtur me qumështin formulë.
“Po e ushqeja me gji por nuk shkoi mirë. Kështu që ndalova, dhe unë bashkë me bebin jemi më të lumtur”, u përgjigj ajo duke mos ndarë më shumë detaje. /Insajderi.com