
Afrona Dika, është emri i modeles që në publikun shqiptar u bë shumë e njohur pasi u lidh me këngëtarin e njohur, Blero.
Ata janë lidhur që pesë vite dhe që nga atëherë janë shumë të përfolur në publik e në media.
Afrona është shumë aktive në rrjete sociale me postime të ndryshme nga jeta e saj, ndryshe nga postimet tjera ajo sot ka përzgjedhur ta uroj vajzën e Bleros.
“Urime ditëlindja princesha Tara. Sot është ditë speciale për ty dhe unë t’i dëshiroj të gjithë të mirat. Urime, urime, urime! Shumë keq që une sot s’do kaloj me ty këtë ditë special për ty! Shpresoj që të kesh shendet, dashuri dhe fat në jetën tënde. Unë të takova ty pesë vite më parë kur ishte një vajze e vogël dhe e ëmbël..Kohët kaluan shumë shpejt dhe shihe si je bërë tani.. Ti je shumë e mirë, e edukuar, falë prindërve tu. Qëndro pozitive, sensitive dhe një vajzë siç ke qenë gjithmonë. I paç gjithë të mirat. Me dashuri Afrona “, shkruan modelja në një postim krahas fotos me Tarën.